Gliko shalqiri nga zonja Albana

6 Korrik 2022, 11:57

Gliko shalqiri

Përbërësit:

  • Lëkura e 1 shalqiri
  • Vanilje
  • 2 limona
  • 1 kg sheqer
  • 2 gota ujë
  • Gëlqere
  • Barbarozë

Përgatitja:

Pastrojmë lëkurat e shalqinit nga shtresa jeshila, i presim në kubikë. I lëmë në ujë dhe gëlqere për dy orë, sa më shumë të qëndrojnë në gëlqere aq më tepër zierje duan.  I shpëlajmë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë, avash avash për dy-tre orë. Në gjysmë orëshin e fundit, shtojmë sheqerin, limonin ose limontozin dhe vaniljen ose barbarozën. Në momentin që ne e shikojmë që trashja e lëngut ka arritur trashjen e duhur, e largojmë nga zjarri dhe e vendosim në kavanoza pasi është ftohur. E konsumojmë të ftohtë.