Gozleme me djathë dhe bishta qepësh - Byreçka turke nga zonja Albana

20 Nëntor 2023, 12:24

Gozleme me djathë dhe bishta qepësh - Byreçka turke

Përbërësit:

Për brumin:

  • 300 gr miell
  • 3 gr kripë
  • 120 ml ujë
  • 100 gr kos

Për mbushjen:

  • 200 gr djathë i bardhë
  • 200 gr djathë kaçkavall i butë
  • 100 gr krem djathi
  • 25 gr bishta qepësh
  • Gjalpë 

Përgatitja:

Vendosim miellin, kripën, ujin dhe kosin në një enë. Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Ndërkohë thërrmojmë djathrat dhe presim hollë bishtat e qepëve. Ndajmë brumin në toptha, i hapim dhe i mbushim. I skuqim byreçkat në një tigan me pak vaj, më pas i spërkasim me pak gjalpë.