#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Një djalë nga Lezha e rrëmbeu, për ta trafikuar drejt Italisë! Një vit foli me familjen nga Milano, më pas humbi gjurmët! Kjo është saga e zhdukjes së vajzës nga Fieri, për të cilën familja është ende në kërkim. Ditën që u largua në shtator të vitit 1997 nga Fieri, u pa nga kushëriri i saj të hipte në një makinë me xhama të zinj. Ajo u largua në një vit trazirash për shqiptarët, por nuk dihet ende cfarë ka ndodhur me fatin e 21-vjeçares asokohe Etleva Parangoni. A pati ajo një fund tragjik nga përtej Adriatikut ? Një histori që për familjarët ngre ende sot pikëpyetje të mëdha. Një natë para se të zhdukej nga banesa e hallës, i komunikoi së motrës Lefterisë, se do të shkonte në shtëpinë e prindërve për ta pastruar, pasi nëna gjendej në Greqi dhe i ati i shtruar në spital. Të nesërmen i la në gjumë të gjithë dhe iku. Një javë më pas për habi të familjarëve Etleva merr në telefon nga Italia. U thotë se ndodhej në Milano, ku edhe kishte nisur punë. Për afro një vit me radhë folën disa herë në telefon. Edhe familja e merrte në numrin fiks, në shtëpinë ku ishte akomoduar dhe ku jetonte me një shoqe me iniciale M.D. Por cili do të ishte më pas fati i vajzës nga Fieri ? Fillimisht familja njoftohet me telefon se Etleva ishte kthyer në Shqipëri dhe se ndodhej në qytetin e Elbasanit. Pas kësaj telefonate vëllai i vajzës me të cilën Etleva ndante dhomën në Itali, u paraqit në familjen Parangoni dhe u tha familjarëve se Etleva kishte bërë një ndërhyrje në këmbë, por ishte shëndosh e mirë. Kur nëna dhe babai udhëtuan në Elbasan, në lagjen 5 Maji ata u takuan me të afërm të M.D., të cilët pohuan se Etleva nuk kishte qenë aty. Por dëshmia e fqinjes së familjes nga Elbasani, zbuloi se Etleva kishte qenë aty dhe se ishte mbajtur e izoluar për pak kohë, kur më pas kishte udhëtuar sërish drejt Italisë. Kishin kaluar afro dy vite që për Etlevën nuk kishte më asnjë informacion. Babai i saj ndërroi jetë pak kohë më pas, ndërsa ende edhe sot nëna beson se e bija është gjallë. Margarita Parangoni ka bërë thirrje në program për këdo ka informacion. Kjo plagë ka mbetur ende e hapur në familjen Parangoni.
Gruaja shokohet kur zbulon pse iku vajza nga shtëpia:Dëgjova një zhurmë, tutorja… (9 shkurt 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43
