Hallva turke nga zonja Albana

6 Prill 2023, 12:18

Hallva turke

Përbërësit:

  • 250 gr miell
  • 150 gr ose 3 lgj gjalpë
  • 125 ml vaj

Sherbeti:

  • 360 gr sheqer
  • 300 ml qumësht
  • 100 ml ujë

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim ujin, qumështin dhe sheqerin. E përziejmë derisa sheqeri të tretet dhe më pas e largojmë nga nxehësia e sobës.

Në një tenxhere të sheshtë vendosim gjalpin. Sapo gjalpi të tretet shtojmë miellin dhe e trazojmë derisa mielli të marrë ngjyrë të artë ose kafe të lehtë. E përziejmë për një kohë të gjatë dhe më pas shtojmë sherbetin dhe vazhdojmë trazimin pa ndërprerje. Kur masa të bëhet e ngjeshur e servirim lugë-lugë dhe e spërkasim me fistikë.