HANDMADE CROCHET/ Albana prezanton punimet e veçanta me grep

16 Janar 2020, 09:19

Albana Isaku është një konsulente kredie dhe nënë e një vajze të vogël, por kjo nuk e ka penguar që të kultivojë pasionin e saj për punimet në grep. Këto punime, ku alternohet modernja me tradicionalet, janë të ndërtuara me një teknikë të veçantë të punimit me grep. Ajo tregon për mikrofonin e “Rreze Dielli” si nisi të krijojë këto punime të shumëllojshme si: çanta, shporta, vazo lulesh, port bebe etj.