Kërkesa e KLGJ për uljen e numrit të gjykatave, Gjonaj: Nuk jemi dakord që të kemi vetëm një Gjykatë Apeli

10 Qershor 2021, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2021-06-10 15:20:56

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një intervistë për gazetarin Arsen Rusta, ka folur për hartën e re gjyqësore dhe për përplasjen që ka pasur KLGJ me ministrinë e Drejtësisë. Ajo vë theksin se duhet të ketë një bashkëpunim shumë të mirë mes institucioneve. KLGJ kërkon që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.

"Kemi pasur bashkëpunim të frytshëm me të gjitha institucionet e reja të drejtësisë dhe nuk besoj se është cështje pingpongu harta gjyqësore por është zgjidhja që mund t’i jepet me konstruktivitet. Fakti që ligji përcaktoj që ministria dhe KLD vendosin hartën e re gjyqësore dhe më pas ministri i drejtësisë e propozin inciia do të thotë se duhet të ketë bashkëpunim. Kam pritur që KLGJ ta shohë në mënyrë më të ha[ur hartën e re gjyqësore, se nuk është vetëm çështje teknike, për plotësimin e vakancave në sistemin e drejtësisë, por edhe me disa element të tjerë me transparencë, llogaridhënie, bashkërisht do duhet ta zgjidhim në këtë kuadër duke respektuar aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë ka çuar pikëpamjet dhe variantin e saj sa i përket këtij propozimi. 3 janë çështjet kryesore që kemi parë si problematik. shkurtimi i numrave të gjykatave, konsistimi i propozimit vetëm në një gjykatë apeli dhe funksioni i gjykatave në degëve", tha Gjonaj. 

Ajo tha se është kundër që të kenë një Gjykatë Apeli.

“Kemi kryer dhe një analizë që lidhet jo vetëm me ngarkesën e gjykatave të apelit, mungesën e gjyqtarëve dhe ofrimi i shërbimit dhe nuk kemi qenë dakord për të pasur një gjykatë Apelit, por për të gjetur dakordësi që në këtë fazë tranzitore nga Vettingu, ku vakancat do duhet të plotësohen nga KLGJ nuk mund të shkojë në një variant drastik”, tha Gjonaj.