I riu shqiptar në ndihmë të jetimëve, renditet në 8 finalistët e çmimit ndërkombëtar

30 Qershor 2020, 12:51

Alfred Muharremi është i pari shqiptar kandidat për çmimin Herman Gmeiner, i cili është një fondacion kryesisht për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Alfredi i rritur vet në fshatin Sos, pa mbështetjen e familjes, për fat është shëndërruar sot në një shembull për të tjerët.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ai foli për këtë nominim mjaft të rëndësishëm ndërkombëtarë, ku është renditur në 8 finalistët, duke shënuar kështu të parin shqiptar që arrin kaq pranë çmimit të parë. Alfredi  prej vitesh është anëtar i bordit drejtues të Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri. Ai i ndjek me vëmendje cështjet që kanë lidhje me ta.

‘’ Aktualisht për herë të parë në 70 vite SoS fshatrat e fëmijëve në Shqipëri është kualifikuar në 8 finalistët e çmimit ndërkombëtar ‘’ Herman Gmeiner Haëard 2020’’ , është një çmim që nderon figurën e modelit Herman Gmeiner, I cili krijoi organizatën e shtrirë në 136 vende të botës. Jam i lumtur që Shqipëria për herë të parë  është në këtë finale dhe e kanë përzgjedhur si finaliste’’ shprehet Alfred Muharremi.