I zhduket e bija nga Amerika, nëna 9 vite pa e parë: Më ofendoi dhe më bllokoi telefonatat

27 Shkurt, 19:29

 

Vajza e saj emigroi drejt Amerikës në vitin 2015. Me ëndrra të mëdha për të vazhduar studimet, por edhe për të përjetuar ëndrrën amerikane. Ajo filloi Universistetin atje në degenë e Inxhierisë së Informatikës dhe ishte një student ekselente. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta gjatë kësaj kohë. Pasi mbaroi studimet dhe u diplomua, e pati të vështirë të stabilizohej në një punë. Shpesh herë nuk do të përshtatej me kushtet e punës që i ofroheshin dhe rastet e tjera do të pushohej nga puna.