Integrimi i gjelbërimit në interier

17 Mars 2021, 11:12

Me ardhjen e një stine tjetër, shpesh na lind edhe dëshira për ndryshime të ndryshme në ambientin e shtëpisë. Në një intervistë në “ Rreze Dielli” folëm me arkitekten Agisa Xhemalaj, për ndryshimet e vogla dhe ekonomike që mund t’i shtojmë shtëpisë në këtë periudhë. Si ndër trendet e momentit ajo u shpreh se gjelbërimi duhet të jetë patjetër një pikë kyçe në ndryshimet që duhet të bëjmë.