Kantautori Sajmir Çili rrëfen trishtimet dhe lumturitë që e kanë shoqëruar gjatë jetës

9 Dhjetor 2022, 18:55 | Përditesimi i fundit: 2022-12-09 18:57:38

Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori. Për artistët jeta është orë të tëra pa gjumë,ama mbushur me kujtime dhe emocione të pazëvëndësueshme. Pikërisht këto të fundit na rrëfeu në “Esencë” kantautori Sajmir Çili. Mes fotosh,ai kujtoi jetën e tij në skenë dhe kohën e kaluar mes kolegësh e artistësh,emrave më në zë në vend. Ftesa e parë për të marrë pjesë në festivalin e fundvitit i ka ardhur nga Luan Zhegu,një ftesë që ai e quan surprizuese pasi nuk mendoi fillimisht që e gjitha ishte serioze. Kështu erdhi pjesëmarrja e tij e parë në festival dhe më pas gjithë rrugëtimi në art. Ndërsa ndalon tek e bija,Isea e cila po ndjek rrugën e muzikës,ai thotë se nuk e ka dashur këtë gjë fillimisht, Por tashmë i dorëzuar ai e ka pranuar që e bija do tw ndjekë gjurmët e prindërve të saj. Ndërsa flet për vështirësitë e artit në vend,për sfidat e këtij profesioni ai citon se përkushtimi dhe serioziteti është një cilësi e brezavë të shkuar të artistëve. Dy surpriza erdhën në program për kantautorin nga dy miq artistë Redon Makashi dhe Bledi Mbroci të cilët kujtuan edhe raportet si kolegë e si miq me njëri-tjetrin. Ai kujton se pasioni për futbollin e ka bërë bashkë me Redonin Makashin,një miqësi që i ka rezistuar kohës. Një mesazh i fortë nga këngëtari erdhi në program edhe si një lloj kujtese për nevojën që kemi për dashuri dhe komunikim me njëri-tjetrin,në kohët kur virtualja dominon shume aspekte të jetës.