Klosi, sa vend i bukur (22 tetor 2023)

22 Tetor 2023, 13:43

Një udhëtim mbreslënës në rrugën e Arbrit, rrugë që të çon në qytezën e vogël dhe të bukur të Klosit, një bashki që përfshin plot 32 fshatra. Ndalesë në një minifermë bagëtish drejtuar nga 76 vjeçari Xhavit Arriku. Historia e minifermës, rritja e tufës së dhive alpine kryqëzuar me dhitë e racës së kuqe të Matit. Qumështi I dhive përpunohet në baxhion e vogël të familjes dhe bëhet djathë shumë I mirë. Ndiqni reportazhin “Klosi, sa vend I bukur” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa