Krepa me mish të grirë dhe beshamel në furrë
Përbërësit:
Për krepat:
- 2 vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë ujë
- 3 lugë gjelle vaj
- 1 e 1/2 gotë miell
- Kripë
Për mbushjen:
- Mish i grirë
- Qepë
- Spec
- Salcë domatesh
- Kripë, erëza sipas dëshirës
Për beshamelin:
- 1-2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- 2 gota qumësht
- Djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit për krepat derisa të përftoni një brumë të lëngshëm dhe të njëtrajtshëm. Piqni krepat në tigan, nga të dyja anët. Ndërkohë në një tigan hidhni mishin e grirë dhe kaurdiseni mirë. Shtoni qepën dhe specin, vazhdoni kaurdisjen për 4-5 minuta. Shtoni salcën dhe erëzat, hidhni pak ujë, lëreni të ziejë 3-4 minuta derisa ta thithë lëngun dhe hiqeni nga zjarri. Përgatisni beshamelin, shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe kaurdiseni 2–3 minuta derisa të dalë aroma. Shtoni qumështin dhe kripën, përziejeni pa pushim derisa të trashet dhe të bëhet pa kokrriza. Kur të vlojë, hiqeni nga zjarri. Lyejeni pak tavën me beshamel, vendosni një krep, sipër lyeni me beshamel, shtoni nga mbushja me mish. Vazhdoni me shtresa krepa – beshamel – mish. Shtresa e fundit vetëm beshamel dhe kaçkavall i grirë. Piqeni në furrë të parangrohur në 190°C, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.





















