Kristina Baki: Ja si u bëra papritur pjesë emodelingut! Shifrat që merr...

29 Tetor 2019, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2019-10-29 12:07:38

Është një nga modelet më të kërkuara në tregun e modelingut në Shqipëri dhe ka patur eksperienca të rëndësishme edhe në tregun botëror, sidomos në atë aziatik.

Kristina Baki, e njohur si një nga modelet që karakterizohet nga ëmbëlsia dhe thjeshtësia duket se ka vendosur një standard të ri në botën e modelingut në Shqipëri me profesionalizmin e saj. E ftuar në ‘Rreze Dielli’, modelja tregon se të bësh modeling në Shqipëri është e vështirë, por duhet të vendosësh disa ‘kushte’ në mënyrë që të punosh me profesionistë. Por sa paguhet një modele për një shooting. Kristina vendos të flasë drejtpërdrejtë dhe me shifra.

‘Nuk di të them për modelet e tjera, ka pagesa të ndryshme. Më përpara paguhesha më pak, por kur jashtë të paguajnë më mirë, pse të mos paguhesh edhe këtu kur e bën punën me profesionalizëm. Unë paguhem për një ditë fotoshooting 800-1000 euro.'  thotë modelja.

Gjithashtu Kristina Baki thotë se është më e thjeshtë të fitosh para nëpërmjet instagramit sesa në pasarela mode.