Kriza ndalet kundër Barcelonës, Inter merr 3 pikë të vyera në Champions

5 Tetor 2022, 11:44

Interi ringjallet në Champions League. Zikaltërit mundën 1-0 Barcelonën në “San Siro” dhe sigurojnë tre pike shumë të rëndësishme në garën për tu kualifikuar në grupin C. Sfidën e vendosi një gol në shtesën e pjesës së parë nga turku Hakan Calhanoglu që bëri stadiumin të shpërthejë në festë. Ndeshje që u shoqërua edhe me polemika me katalanasit që ndihen të vjedhur. Interi mban vendin e dytë në grupin C me 6 pikë.

  •