Kulaç i ëmbël fatsjellës për Ditën e Verës nga zonja Albana

13 Mars 2023, 12:05

Kulaç i ëmbël

Përbërësit:

  • 700-800 gr miell
  • 5 vezë
  • 1 gotë kos
  • 1 fç sheqer
  • 100 ml vaj
  • 100 ml lëng portokalli
  • 1 lç vanilje
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 1 fç fruta të thata
  • 1 lç kripë
  • Lëkurë portokalli

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë kosin, vajin dhe lëngun e portokallit. Më pas shtojmë miellin, pluhurin pjekës, vaniljen, pak kripë, lëkurën e portokallit dhe frutat e thata. E punojmë mirë brumin dhe e shtrojmë në një tavë, e presim në nuska bakllavaje dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 50-60 minuta.