Kungulleshka të mbushura me mish të grirë dhe oriz nga zonja Albana

6 Mars 2023, 11:49

Kungulleshka të mbushura me mish të grirë dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj
  • 3 qepë
  • 500 gr mish i grirë
  • 2 lgj oriz
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 3 domate

Për salcën:

  • 4 lgj salcë e koncentruar
  • 1 spec i kuq
  • 1 karrotë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë mesatarisht në yndyrë duke i shtuar kripë që ta zbusim. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë, e kaurdisim dhe shtojmë pak ujë që të marrë valë. E lemë rreth 10 minuta të gatuhet dhe më pas shtojmë orizin, kripën, piperin e zi dhe salcën, produktet e së cilës i kemi kaluar në blender.

Kungujve u kemi hequr pjesën e brendshme të cilën e shtojmë tek mbushja. Vendosim në tavë si bazë një shtresë me salcën e domates. Vendosim kungujt të cilët i mbushim me için e përgatitur. Vendosim mbi mbushje nga një fetë domate. Tavën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë.