Lakër me oriz në furrë
Përbërësit:
- 1 lakër mesatare
- 2 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj ulliri
- 250 gr oriz
- 250 gr domate të pjekura
- 500 gr beshamel
- 250 gr djathë i grirë
- 20 gr gjalpë
- Kripë, piper sipas shijes
Përgatitja:
Kaurdisim qepën, shtojmë lakrën derisa të ulet volumi. Më pas shtojmë domatet pure dhe orizin. E trazojmë mirë, rregullojmë shijen me erëza dhe e shtrojmë gatimin në një tavë. E nivelojmë mirë dhe sipër e mbulojmë me beshamelin e përgatitur me pak gjalpë, miell, qumësht dhe vezë. Bëjmë një spërkatje të mirë me djathë në fund dhe e vendosim tavën në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.





















