Lufta në PD me 2 Kuvende, Kadilli: Basha dhe Berisha po konkurrojnë me vendime personale! Unë do të shkoj te të dy

15 Nëntor 2021, 19:16

Vendimin e Lulzim Bashës për të mbajtur një Kuvend të PD-së në 18 dhjetor, Fatbardh Kadilli e cilëson personal. Në studion e emisionit ‘Kontrast’ ai tha se pavarësisht kësaj lëvizje politike, e nevojshme për demokratët është që të mbahet një Kuvend i përbashkët.

“E thamë se kemi të bëjmë me dy autokratë. Me këto vendime, do të kemi dy Kuvende, një të Sali Berishës dhe një të Lulzim Bashës. Por jo një Kuvend të Partisë Demokratike dhe të demokratëve ku të kishte përballje”, tha Kadilli.