‘Luluçi’, ‘Boçja që nuk çel’, Boçi-Ramës: Këto etiketime për mua tregojnë se ke degraduar politikisht! Nuk më ka sjellë njeri nga Tirana si kandidat

27 Prill 2023, 21:37

Etiketimet si “Boçja që nuk çel” apo “Luluçi”, për kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi janë një tregues për degradimin politik të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në “Real Story” në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Boçi tha se ka ndjerë dhembshuri për Ramën kur ka bërë këtë fjalim sot në Elbasan.