Makarona me salcë dhe speca nga zonja Albana

6 Korrik 2022, 12:00

Makarona me salcë dhe speca

Përbërësit:

  • 300 gr qepë të thata dhe të njoma
  • 300 gr domate
  • 150 gr makarona
  • 3 speca
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim qepët e thata në yndyrë, shtojmë pak kripë, dhe i lëmë derisa të bëhen ngjyrë transparente, shtojmë qepët e njoma dhe specat që i kemi grirë hollë. Shtojmë salcën e domates dhe pak ujë që të krijohet zierja e tyre. E rregullojmë shijen dhe shtojmë ujë rreth një litër. Shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë mirë dhe  jo aldente.