TIRANË- Të jesh tifoz i një skuadre ndonjëherë shkon deri jashtë pritshmërive të gjithësecilit. Ky është edhe rasti i gazetarit Erti Kristo, I cili si tifoz I zjarrtë I skuadrës së ‘ Tironës’ shkoi në stadium bashkë me djalin e tij 10-ditësh për të bërë foton e parë:
“Mos gaboj ka qenë diku 10 ditësh, dy javësh, ishim duke dalë xhiro afër zonës së stadiumit dhe pasi shkuam tek liqeni dhe kur u kthyem kaluam tek stadium ‘ Selam Stërmasi’ dhe thash do futem njëherë këtu t’I bëj një foto cunit që ta ketë që të vogël, që t’ja trashëgoj ekipin. Dhe u futëm aty bashkë me nusen dhe bëmë foton” tha ai.
Ai u shpreh se është një tifoz që e ndjek në cdo ndeshje skuadrën e ‘Tironës’:
“ Jam një tifoz që e ndjek Tiranën në cdo ndeshje. Ma ka trashëguar babai që I vogël që më mësonte dhe më tregonte për ekipin e Tiranës sepse ka luajtur futboll me atë fanellë.Dhe ma trashëgoi gjithë atë dëshirën për ekipin e Tiranës për ta ndjekur, për fanellën, historinë. Më pas fillova dhe vet duke lexuar, duke hulumtuar si gazetar sportiv. Duke lexuar historinë aq më shumë dashurohesha mbas këtij ekipi” u shpreh ai.
Ai rrëfen edhe për dy momentet kur është mërzitur kaq shumë për skuadrën e tij të zemrës sa edhe ka qarë:
“ Edhe kam qarë, në momentin që Tirana ra nga kategoria që ishte hera e parë historike përpara disa vitesh, nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e këtij klubi të binte një kategori më poshtë dhe aty jam prekur shumë. Ndërsa hera e dytë ishte e qarë gëizmi sepse vitin e kaluar Tirana fitoi trofeun, pas 10 vitesh rikthehet tek kampionati shqiptarë të fitonte kupën dhe ishte një emocion shumë I bukur” tha ai.