Me pak mish dhe kos bëni këtë supë fanstastike/Supë me kos,mish e lëpjetë nga zonja Albana

17 Mars 2023, 11:33

Supë me mish, lëpjetë dhe kos

Përbërësit:

  • 300 gr mish
  • 300 gr lëpjetë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 250 ml kos
  • 1 ls kripë
  • 1 lgj miell
  • 1 vezë
  • Majdanoz
  • Nenexhik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë mishin në ujë të ftohtë, e copëtojmë më pas dhe e ziejmë për pak minuta sërish me pak kripë. Kosin e përziejmë me vezët dhe me pak kripë.

Kaurdisim miellin me pak gjalpë dhe më pas e shuajmë me lëng mishi. Këtë masë së bashku me vezën dhe kosin e shtojmë tek supa me mish. Vendosim lëpjetën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të lidhet për pak minuta.