Perimenopauza dhe menopauza janë etapa natyrale në jetën e çdo gruaje, por ndryshimet që shoqërojnë këtë periudhë mund të ndikojnë ndjeshëm në metabolizëm, peshë, gjumë, energji dhe mirëqenie emocionale. Afshet e nxehta, lodhja, vështirësitë me gjumin dhe shtimi i dhjamit në zonën e barkut janë disa nga shqetësimet më të shpeshta që gratë përjetojnë, ndërsa ushqyerja, stresi dhe stili i jetesës mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si përballohet kjo fazë.
Pse disa gra i përjetojnë këto ndryshime më rëndë se të tjerat? Cilat janë gabimet ushqimore që duhen shmangur dhe çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar gjumin, për të menaxhuar afshet dhe për të ruajtur ekuilibrin e organizmit? Për këto çështje, si dhe për rolin e bimëve mjekësore dhe ushqimeve që mbështesin shëndetin e gruas gjatë kësaj periudhe, do të flasim me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike. Një bisedë për të kuptuar më mirë ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas dhe për të zbuluar se si zgjedhjet e përditshme mund të ndihmojnë në përballimin më të mirë të perimenopauzës dhe menopauzës.




















