Merr lekët lë çantën me libra, zhduket 17-vjeçari/ U pa në Durrës, kush është vajza që… (22 shkurt 2023)

22 Shkurt 2023, 18:29

Adoleshenti që shihni në këtë foto është Stefan Llangozi, 17- vjeçari nga Berati i cili rezulton i humbur që prej mëngjesit të së hënës. Ai doli nga shtëpia mëngjesin e datës 20 shkurt në fshatin Lumas dhe i tha nënës se do ikte për në shkollë, por çantën me libra e lë në banesë. Vonesa e të birit shqetëson prindërit, ndërsa këta të fundit mësojnë nga stafi pedagogjik i gjimnazit ’Shefqet Shuaiti’ ku ishte nxënës i vitit të dytë, se Stefani nuk ishte paraqitur atë ditë në shkollë. Menjëherë pas kësaj, familjarët bëjnë denoncimin në policinë e Kuçovës, ndërsa nuk kanë asnjë të dhënë deri më tani për fatin e të birit. Djali i vetëm mes dy motrave, i urtë dhe i qetë, Stefani në fshat nuk kishte shumë shokë. Kohët e fundit i ati kishte vënë re një qëndrim më të gjatë të djalit në telefon, në dhomë i vetëm dhe kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet se 17-vjeçari mund ta ketë planifikuar largimin e tij nga banesa. Këtë veprim nuk e ka bërë më parë, ndërsa telefoni i tij rezulton i fikur, që nga momenti kur familjarët tentuan të lidheshin me të. I gjatë afro 1 e 70, ditën që humbi gjurmët ka patur të veshur një palë xhinse dhe një xhup të zi.