Presidenti Meta e ka shprehur edhe më herët simpatinë që ka për ish kryeministrin Sali Berisha ose siç ai e thërret “doktori”.
Po të njëjtën gjë ka thënë në studion e emisionit “Rreze Dielli” edhe aktori Bes Kallaku. Dashuria për Sali Berishën është ajo që na bashkon me Metën,- ka thënë me të qeshura i ftuari i parë për këtë sezon i emisionit të mëngjesit në Report Tv."Meta ecën më shumë se të gjithë dhe do thuash ti pse bëhemi bashkë. Unë kur është çështje natyre i them të ecim bashkë, për çështje të tjera jam apolitik fare dhe nuk më intereson. Sa herë jemi bashkë bëjmë vetëm muhabete natyre, muhabete katuni, dhe rakie. Unë nuk kam bindje politike, kam miq nga të gjitha krahët. Dua të them që ajo që më ka afruar me familjen Meta nuk është politika, përveçse një shoqëri shumë e pastër, ose më saktë, ajo që na bashkon është dashuria për Sali Berishën", tha Kallaku.