Napoli nxin historinë brilante të Ajax, fitore madhështore në Holandë

5 Tetor 2022, 11:47

Napoli nuk është i papërmbajtshëm vetëm në Serinë A por edhe në Champions League. Skuadra e Spalletit ka dhuruar spektakël në Amsterdam duke arritur një fitore historike 6-1 ndaj Ajax. Tre fitore në po kaq ndeshje të luajtura për Napolin që kryeson grupin A me 9 pikë të plota. Dygolësh realizoi sulmuesi Raspadori e në listen e golashënuesve emrin e shtuan edhe Di Lorenzo, Zielinski , gjeorgjiani Kvara dhe Giovani Simeone.