Në kërkim të fierakut Festim Lazaj/Familja:U dashurua me Inën nga Tirana, zhduken të dy

4 Mars 2021, 17:58

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv 40-vjeçari nga Fieri humbi në rrethana misterioze nga Tirana. Festim Lazaj quhej deri në vitin 2003, kur ndryshon emrin në gjendjen civile për të njohur më pas si Neritan. 40-vjecari emigrpo që herët drejt tokës Helene, kur ishte ende një adolesht, në vitin 1995. Në Greqi ai ka punuar në disa qytete të ndryshme deri në vitin 1999, atëherë kur merr një tjetër drejtim jeta e tij. Ai nis të merrej me trafikim të lëndëve narkotike, në shtetin fqinj, kur një vit më pas kapet nga policia dhe bën 1 vit burg në Volos. Prej aty trasferohet në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo, ku kryen edhe dy vite të tjera, i dënuar nga gjykata me tre vite heqje lirie. Me të kryer dënimin kthehet në Shqipëri në vitin 2003 kur vendos të ndryshojë edhe emrin nga Festim ne Neritan. Ai jetoi i vetëm në qytetin e Fierit, afro një vit, pasi familja e tij kishte vite që jetonte në Greqi. Gjatë kësaj peroudhe familjarët mësojnë se i riu kishte krijuar një marrëdhënie me një vajzë, me të cilën kishte nisur një komunikim intesiv prej disa ditësh përmes telefonit, deri ditën kur ai vendos të niset drejt Tiranës për ta takuar.Ishte 31 janari I vitit 2004 kur nga ai moment Neritani humb kontaktet me familjen. Paso mori një taksi ai humb gjurmët nga kryeqyteti. Të vetmit person të cilit ai ka mundur ti dergojë një mesazh nga një numër tjetër telefoni, ka qenë shoferi i taksisë të cilit i ka thënë të mos e priste pasi ai do të qëndronte në Tiranë. Që nga ai moment nuk dihet më asgjë lidhur me fatin e 40-vjeçarit. 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00