Në kërkim të Niko Aliaj, humbur nga Igumenica

24 Korrik 2019, 21:43

 Pjesa e dyte e PA Gjurme dt 24 Korrik Ishte ende një adoleshent kur Niko Aliaj sikundër mjaft shqiptarë të tjerë mori rrugën e emigrimit. Me të mbaruar 8-vjecaren në Gorisht largohet drejt Greqisë. Për shumë vite me radhë punoi dhe jetoi në tokën helene dhe më pas u rikthye  në  Shqipëri në fshatin e lindjes për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ishin vitet 1993-1995 kur kreu ushtrinë  në zonën e Bishtpallës në Durres. Pasi u lirua nga ushtria në fillim të dhjetorit bëri plan me dy nga shokët e tij për të tentuar sërish Greqinë. Rrugës drejt Konispolit takohen edhe me 3 djem të tjerë nga Fieri. Të gjashtë u nisën janarin e vitit 1996, për të kaluar lumin e Igumenicës. Nuk dihet se cfarë ndodhi në të vërtetë, kur rrjedha e lumit shkëputi nga shokët Nikon, ndërsa u zhduk nga sytë. Të tjerët mbërritën në Greqi, ndërsa Niko jo.
Një muaj më pas Perlati, i ati i Nikos paraqiten në policinë e Vlorës, Denoncojnë humbjen, dhe për disa ditë rresht dite nisin kërkimet  në ujërat e Igumenicës. Asnjë rezultat. Për Nikon dukej se cdo përpjekje tashmë ishte e dështuar. 
Pas kësaj familja bëri shumë kërkime, me shpresën se Niko është ende gjallë. 
Një punonjës policie sikur ndezi një dritë jeshile kur pasi foton e Nikos i tha të atit se është gjallë, por ndodhet në një vend që s’duhet ta kërkonin.
Nje një tjetër person nha Camëria pretendon ta ketë parë Nikon kur ky i fundit i ka rrëfyer si u shkëput nga rrjedha e lumit prej shokëve. 
Por deri më tani për Nikon nuk rezulton asgjë. Për nuk ka gjurmë, ndërsa pas ngritjes së dyshimeve nga informacionet e marra familja ngre dyshime të forta se Niko jeton dhe ndodhet në burg…