Në kërkim të një pune që nuk e gjeti kurrë, 26-vjeçari zhduket pas ndarjes së prindërve

27 Mars, 20:11 | Përditesimi i fundit: 2019-03-27 20:25:19

Renato është djali i dytë i familjes Qerimi. Zengjine dhe Hasani janë prindër të tre fëmijëve. Renato, i cili sot rezulton i humbur kishte emigruar që herët në Greqi, me të mbaruar shkollën e mesme që përkon me vitin 1992. Renato fillimisht nis të jetojë në Iraklio dhe më pas zhvendoset nga një qytet në tjetrën, në tokën helene.

Me familjen kontaktet i kishte të rregullta deri në vitin 1995, kur ai shkonte dhe vinte nga Greqia në Shqipëria, por nuk arriti dot të pajisej me dokumenta të rregullta. Me banim në Polican asokohe, familja Qerimi vendos të transferohet drejt kryeqytetit në kërkim të një jetë më të mirë në vitin 1995. Endrra e të riut asokohe ishte të bëhej ushtarak.

Fiton të drejtën e studimit por për shkak të një aksidenti në këmbë nuk përfundon dot endrrën, e cila për mbeti thjeshtë e tillë, nuk u realizua kurrë. Ndaj emigranti i sapo kthyer në atdhe me shptesën për të ndërtuar jetën e lë shkollën pergjysëm dhe nis të kërkojë punë. Familja kishte vështirësi ekonomike në atë kohë, pavarësisht se Renato ishte një djalë me ambiecie të mëdha nuk mundi dot të gjentë punë. I riu kaloi në depression për shkak të aftësive që kishte dhe pamundësisë për të realizuar atë që ai donte.

Bashkë me gjendjen e keqe të Renatos, familja po kalonte krizë, Zengjine dhe Hasani pas grindjeve të vazhdueshme marrin vendimin për tu ndarë. Renato vijonte të ishte në kërkim të një pune të cilën nuk e gjeti kurrë. Ai doli atë mëngjes rreth orës 7 sikundër ishte rituali i tij i përditshëm, por nuk u kthye më. Që nga ajo ditë askush nuk mësoi dot për fatin e 26 vecarit, i cili sot pas kaq vitesh nga zhdukja e tij është 45 vjec.

Programe të tjera

Shiko të gjitha