'Në Reps të Mirditës' |Veri Jug

19 Janar, 14:57

Repsi, një qytezë e hershme minatorësh, gjendet plot 90 kilometra në veri të Tiranës. Jeta mes maleve për mbi 4 mijë banorë të 16 fshatrave në njësinë administrative Orosh. Personazhë të reportazhit, administratori I Oroshit Gjin Tuci dhe fermeri I vogël I bagëtive Mark Laska në fshatin Blinisht. Harresa dhe mungesa e mbështetjes për barinjtë dhe blegtorët e vegjël që e mbajnë jetën me sakrifica dhe me ndihmën e fëmijëve në emigracion. Ndiqni reportazhin 'Jetë në Reps të Mirditës', me gazetarin Agim Pipa. Të dielën, premierë, ora 13.30.