Në Shëngjinin e lashtë mbas Dajtit (26 mars 2023)

26 Mars 2023, 13:30

Veri jug ju propozon të udhëtojmë në fshatin Shëngjin i Madh mbas malit Dajt, një fshat me shtëpi të gurta në supet e kodrave, 400 metra mbi nivelin e detit. Blegtoria si bazë e ekonomisë, stanet e vogla dhe dimri I egër që fillon në nëntor dhe mbaron në muajin maj. Bajram Aldisha është personazh I reportazhit, blegtori me 15 dele dhe disa lopë si bazë e ekonomisë së familjes. Më pas, ndalesë në një bujtinë agrituristike të çiftit Cika nga Tirana, ku e zonja e bujtinës shfaq disa veshje popullore të zonës, si pjesë e traditës dhe kulturës së fshatit. Nën moderimin e gazetarit Agim Pipa