Ngjarja e trishtë në rrugën e Durrësit, që frymëzoi Diana Culin për të shkruar librin e saj

11 Shtator 2020, 11:17

Një ndër librat më të dashur për lexuesin shqiptar nga shkrimtarja Diana Culi është edhe ‘’ Dreri I trotuareve’’ një libër I cili trajton një temë që ende duket tabu në shoqërinë shqiptare sic është aborti.

‘’ Më kujtohet shumë mirë në rrugën e Durrësit se unë shkoja tek Qemala Stafa dhe I binim aty ku diku ishte kafe Flora dhe më kujtohet që një vajzë që ishte një vit mbi ne, ishte në maturë u hodh nga kati pestë dhe ne po shkonim në shkollë dhe pamë polici, njerëz atje dhe e njihnim këtë vajzën. Më vonë morëm vesh me pëshpërima që ajo ishte hedhur nga dritarja sepse kishte ngelur shtatzanë dhe nuk kishte asnjë shpres që mund të martohej se duhet të  martoheshe. Të tilla ngjarje kishte shumë në Shqipëri’’ tha ajo.