Emocione dhe lot gëzimi puntatën e kësaj të enjte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, pas gjetjes së 87-vjeçarit Burhan Xhindole. Pa kaluar 24 orë nga humbja e tij, stafi gjen të moshuarin pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit në Tiranë dhe e kthen në shtëpi. Ai ishte larguar nga banesa mëngjesin e 22 shkurtit, ndërsa puntatën e së mërkurës bashkëshortja e tij Fatbardha denoncoi live. Thuajse 1 orë e 30 minuta pas transmetimit, një qytetar nga Tirana telefonoi në redaksinë e emisionit duke njoftuar se kishte gjetur një zotëri që kishte humbur rrugën. Burri i moshuar, me një qese në dorë, xhup ngjyrë gri, një shall të lidhur në qafë dhe një kapele në kokë ishte i rraskapitur, dhe i pangrënë gjithashtu, ndërsa pohoi se quhej Burhan Xhindole. Për të menjëherë u kujdes stafi i ’Pa Gjurmë’ dhe në intervistën e realizuar u mësua se Burhani nga qyteti i Lushnjës, banon në Tiranë dhe është baba i një djali. Ai dukej qartë se kishte humbje të herëpashershme të kujtesës, arsye që justifikon edhe largimin e tij nga shtëpia. Gjatë orëve që kishte lëvizur nëpër qytet kishte pësuar edhe lëndime për shkak se ishte rrëzuar. Odeta Dume: Bashkëshortja të ka denoncuar të humbur në emisionin “Pa Gjurmë”, ke dalë nga shtëpia mëngjesin e sotëm, mban mend ku ke qenë? Burhan Xhindole: Unë kam qenë në shtëpi edhe kam vajtur te Fusha e Aviacionit, aty isha, pastaj kam lëvizur, prandaj është bërë merak bashkëshortja. Kisha etje, aq etje kisha sa edhe të më vrisje hallall e kisha. Odeta Dume: Kishe rënë sot dhe ishe dëmtuar, ku re? Burhan Xhindole: Në pus, po nuk kishte shumë ujë pusi. Rrëshkita se ishte vend i pjerrët aty. E pashë që më dhembi shumë. Odeta Dume: E di që i ke vënë në merak të gjithë? Burhan Xhindole: Aty gabim kam bërë… Odeta Dume: Ndihesh i lodhur? Burhan Xhindole: Në fillim pata lodhje shumë, tani jam më mirë. Më pas stafi i komunikon se do ta shoqërojë për t’u kthyer në shtëpi, pasi familjarët janë të shqetësuar. Odeta Dume: E mban mend ku e ke shtëpinë? Burhan Xhindole: Po si nuk e mbaj mend?! Pallati i ndërtuar, i vjetër pak, aty pastaj është shkolla… Si për koiçidencë banesa e tij ndodhej pak metra nga godina e Report TV, aty ku bashkëshortja u drejtua për ndihmë. Fatbardha Xhindole nuk e ndal dot habinë që ndjen kur sheh para saj bashkëshortin. Pyetja e parë me të cilin ajo i drejtohet stafit të emisionit ’Pa Gjurmë’ është sesi kishte mundur ta gjente 87-vjeçarin. Fatbardha Xhindole: Uaa! (Habitet) Si ma prutë? Odeta Dume: Ta sollëm…Nuk e mbante mend shtëpinë. Është shumë i lodhur, kishte etje, kishte uri… Fatbardha Xhindole: Po, e mora mend. Sepse në fakt u bë një muaj që ai ishte rënduar edhe më shumë nga kujtesa. E humb hera herës. Burhan Xhindole: Jam burrë esnaf unë Odeta Dume: Burrë je, por e sheh që ndonjëherë edhe humb? Më premto që nuk do dalësh më vetëm nga shtëpia Burhan Xhindole: Jo nuk dal… ’Pa Gjurmë’ e kreu misionin e tij, ndërsa fatmirësisht u arrit që në kohë rekord të kthehet në shtëpi dhe një tjetër i humbur.
Nuk iu beson syve kur shikon burrin, ‘Pa Gjurme’ ia kthen në shtëpi ( 23 shkurt 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06

