Opozita pas 30 Qershorit, i ftuar ish-deputeti i LSi Endrit Braimllari

3 Korrik 2019, 07:13

 ftuar në studion e emisionit '45 Minuta me gazetarin Denis Minga, ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari komentoi deklaratën që bëri sot presidenti Meta që tha se LSI nuk u konsultua me të kur dogji mandatet. Braimllari tha se ky vendim u mor nga strukturat e LSI dhe Meta nuk është më kryetar i LSI por president i Republikës.

Ai quajti zgjedhjet e të dielës, votime pasi në garë nuk kishte rivalë. Braimllari foli edhe për vendimin e LSI për të dorëzuar zyrat e bashkive që nga sot i kalojnë PS, pas publikimit të rezultateve. teksa tha se ky vendim do të merret në varësi të aksionit opozitar por logjikisht ky vendim nuk ka asnjë kuptim, pasi zgjedhjet nuk njihen nga LSI.

"Ne u regjistruam për në KQZ por nuk na pranuan. Kemi qenë brenda afateve. Vendimi i KQZ ka qenë krejtësisht politik. OSBE duhet të ishte prezent por nuk u shpreh për këtë gjë. Ia la në dorë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kemi çfarë të ndjekim, sepse 30 qershori nuk ishte ditë zgjedhjesh. Ato ishin votime. Zgjedhjet janë më 30 tetor. Taulanti del në përgjime me krimin e organizuar. Mban peng banorët e unazës së re, për të përfituar për veten. Kryetari i Komisionit të ligjeve që flet për Reformën në Drejtësi kapet në përgjime dhe akoma nuk është marrë në hetim. Prandaj Ulsi Manja donte si prokurore të përgjithshme shoqen e ngushtë sepse e dinte se do dilte në përgjime.

Vendimet do i japim në vijim të aksionit opozitar të opozitës së bashkuar. Por logjikisht nuk ka sens, sepse nuk kishim zgjidhje. Sepse u ngrit Edi Rama dhe tha hajde bëjmë zgjedhje. Nuk është ngritur akoma Gjykata Kushtetuese. Ne sot kemi një pasqyrë që shqiptarët e kanë refuzuar këtë qeveri. 30 qershori ka qenë një ditë votimesh që i dha goditje EDi Ramës por edhe një referendum për dekretin e presidentit.

    No videos found.