Lirija është fëmija i parë nga 5 fëmijët e familjes Pjeci nga Kavaja, jeta e së cilës ndryshoi kur u martua me Haki Shalën.
Ai ushtronte dhunë ndaj të shoqes për shkak të xhelozisë. Edhe me ardhjen në jetë të 3 fëmijëve sërish dhuna ishte prezente në familje dhe si të mos mjaftonte kjo, i shoqi nisi të kishte edhe një marrëdhënie paralele. Këtu përfundoi gjithcka dhe Liria vendosi t’i drejtohej gjykatës për divorc ku u vendos që dy fëmijët e parë t’i merrte bashkëshorti, ndërsa vajza e vogël të jetonte me Lirien, nënën.
Fati kishte rezervuar të papritura për Lirien e cila pasi u nda nga I shoqi vendosi të largohej drejt Korcës së bashku me vajzën ku nisi një tjetër marrëdhënie me një tjetër person. Nga këtu nis edhe misteri i zhdukjes së saj. Ndërsa jetonte në Korce, Liries i vjen një telegram nga kunati i të vëllait, Flamurit.3 ditë më pas ajo mori vajzën të cilën e dërgoi tek prindërit në Shkallnur të Durrësit. U pohon se do të kthehej për 10 ditë për të marrë vajzën. Me ikjen e saj dhe me kokën pas, Liria nuk u kthye më që prej vitit 1995. Prindërit kontaktuan me djalin Flamurin, ku mësuan se letra i ishte dërguar Liries nga i kunati i tij dhe se për largimin e saj kishin dijeni dy vëllezërit e bashkëshortes së Flamurit. Kunetërit e këtij të fundit e kërcënuan me jetë Flamurin, që të kjo çështje të mbyllej.Ndaj dyshimet e familjes mbesin pikërisht aty. Kohë më pas një fqinj u pohon se e kishte parë Lirien në Milano të Italisë dhe se pasi e kishte thërritur në emër ajo ishte larguar menjëherë. Që nga ky episod asgjë nuk u mësua kurrë për fatin e Lirie Pjeçit…