’Pa Gjurmë’ gjen adoleshentin e zhdukur Saimir Pashaj, kamerat e sigurisë e kapin ‘mat’ në Sarandë

8 Dhjetor 2021, 17:52 | Përditesimi i fundit: 2021-12-08 18:25:02

Një foto ekskluzive që mbërriti në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zbuloi vendndodhjen e të riut Saimir Pashaj në qytetin e Sarandës. Imazhi i shfaqur në ekran u konfirmua edhe nga babai i 17-vjeçarit.