Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv U nis vetë i tretë nga Erseka për të kaluar kufirin drejt Greqisë Gentjan Keko u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. 40-vjecari nga fshati Qinam rezulton i humbur që prej 12 marsit të vitit 2002. Mali i Gramozit që priste dhe përcillte shumë shqiptar, ndërsa kalonin kufirin në mënyrë ilegale do të ishte rrugëtimi i radhës edhe për të riun nga Erseka, i cili ikte dhe vinte nga Greqia për në Shqipëri dhe anasjelltas, duke punuar me sezone në shtetin fqinj. Ende nuk ishte pajisur me dokumenta, ndërsa u nis për rrugëtimin e disatë dhe të fundit nga mali, por 21-vjecar asokohe humb rrugës për në Greqi. Te ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ babai i tij Hasani dhe motra Denada bëjnë apel për ndihmë "Nuk mësuam kurrë emrat e shokëve. Me vete mori te gjitha albumet me foto. Për herë të parë u nis drejt Greqisë në moshën 16-vjecare. Koha ishte e keqe ditën që ai u nis. Ai nuk e bënte kurrë atë rrugë vetëm. Duhet të përshkroje një lumë për të kaluar kufirin. E gënjeva gruan që kisha folur me djalin, ngaqë vuante nga zemra’, tha babai në studio Ndërsa u nisën të identifikonin trupin e pajetë të gjetur anës lumit në Janinë, me dyshimin se bëhej fjalë për vëllain e saj, e motra e Gentjanit zbulon një lajm shokues, se në morgun e Janinës në vitin 2009 kishte 270 trupa të paidentifikuar, shumica prej tyre shqiptarë. ’Në vitin 2009 nisëm kërkimet për Gentjanin. Në atë kohë kishte 270 trupa të paidentifikuar në morgun e Janinës. Shumica prej tyre shqiptarë. Më njoftuan nga policia greke pas 6 vitesh dhe më thanë se djalin e kishin gjetur. Kur shkuam, na treguan një foto të një trupi të pajetë të bërë nga një coban, ku dukej njëri krah me një tatuazh të ngashëm me atë që kishte edhe vëllai im. Trupi i pajetë ishte gjetur në Janinë. Shkuam të verifikonim trupin, por nuk ishte ai edhe pse nuk morëm kurrë analiza ADN- je. Trupi i pajetë u gjet në qershor të po atij viti kur Gentjani humbi gjurmët’. Por familja nuk i ka humbur ende shpresat, pasi informacioni i fundit që ata morën në vitin 2009 tregon gjurmë të Gentjanit në Greqi. Shoku i fëmijërisë është dëshmitari i këtij takimi, të cilit i pohoi se ishte babai i dy fëmijëve, i martuar me një shtetase greke.
’Pa Gjurmë’ kërkon të riun e humbur në Janinë, zbulohen 270 trupa të paidentifikuar në morg
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
'Na rrethuan me tela me gjemba, jemi ngujuar në kasolle’/I moshuari:Fqinji na grabiti se…
15 Janar, 17:26 -
‘Shoku më kërkoi t’i shkoja në krevat, më gënjeu me para’/I riu: Kam frikë nga ai se…
14 Janar, 18:19 -
‘Motra doli natën në oborr, dikush e njoftoi’/Vëllai i 14 vjeçares:Frika jonë mos e kanë
13 Janar, 20:23 -
Pa Gjurme-‘U njohëm në universitet, dashuria ishte e madhe’/E reja:E kërkoj se e dua, por dyshoj se…
9 Janar, 19:41 -
Pa Gjurme-‘La letrën me plumbin sipër,shoku ka gisht’/Dy vëllezër tregojnë të vërtetën, ai e dërgoi…
8 Janar, 19:33 -
Humbja e dy grave dhe nje burri, ku fshihen?/Familjarët flasin me dëshmitarët: Janë parë…
7 Janar, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më godasin e më shajnë, kam frikë nga fqinji’/Gruaja: Me lopatë më ndjek, burrin s’e kam…
6 Janar, 21:27 -
Pa Gjurme-‘Burri fuste shokët të më ngacmonin,donte ta tradhtoja’/60-vjeçarja:Djemtë s’më flasin se…
27 Dhjetor 2024, 19:23 -
Pa Gjurme- Gjen nënën pas 48 viteve, ajo e refuzon: ‘Largohu, jeta ime u shkatërrua që kur linde ti’
25 Dhjetor 2024, 17:51 -
Pa Gjurme- “Iku me pushime, fiku telefonin dhe u zhduk”/ Flet vëllai: Na mashtroi se fshehu…
24 Dhjetor 2024, 20:12 -
Zhduket pas konfliktit me babain, i vëllai: E vërteta mbahet “peng” brenda familjes
23 Dhjetor 2024, 17:46 -
Skandal-‘Fëmijët mi la tek dera,makina e priste jashtë’/Burri denoncon guan:Të më japë atësinë dhe…
21 Dhjetor 2024, 10:56 -
‘Më theu dhëmbët për disa ullinj, fqinji na ka mbyllur në shtëpi’/I riu: Kemi frikë, duam…
19 Dhjetor 2024, 07:31 -
Djalin ma zhdukën, tre vite ma mbajnë peng’/Flet nëna:Mbështeste PD-në, me tha…
17 Dhjetor 2024, 18:48 -
‘Nënën s’e mbaj dot,të shkojë në azil/50-vjecarja:Djalë e burrë më vdiqën, vetëm ty të kam
16 Dhjetor 2024, 17:55 -
Vrau shokun se i ngacmoi nusen/E reja:Me viktimën s’kam pasur gjë,kam frikë nga hakmarrja
13 Dhjetor 2024, 19:28 -
Vrasja e Durrësit/ Gruaja e Majlindit ekskluzivisht për pa ‘Pa Gjurmë’: Policia gënjeu, ishte në shtëpi
13 Dhjetor 2024, 17:04 -
Ekskluzive-‘Ika të gjeja djalin,humba dhe unë’/Nëna:Pas 4 viteve më gjeti vajza në rrugë,por djalin…
12 Dhjetor 2024, 18:08 -
‘Vjehrra s’më donte, burri më brakstisi në spital’/E reja:Më akuzojnë për tradhti, djalin…
11 Dhjetor 2024, 18:36 -
E gjetën pa jetë në rrugë,kush e vrau Anxhela Meçanin?/Babai:Partnerin s’ia njoha,dyshoj…
10 Dhjetor 2024, 18:16