Kush e rrembeu 9-vjeçarin Artur Carja? Dëshmitari nga Elbasani merr guximin...

13 Janar 2022, 20:01 | Përditesimi i fundit: 2022-01-14 06:34:49

 

Sofia dhe Jakupi nga Elbasani janë prindër të 5 fëmijëve. Blerimi dhe Arturi, dy fëmijët më të rritur të familjes Carja punonin për të siguruar ato pak të mira materiale. Kryefamiljari emigronte me sezone në Grqi duke emigruar. Rituali i dy vëllezerve më të rritur të familjes, me shumë anëtarë ishte dalja nga shtëpia, herët në mëngjes për të shitur qese plastike, në markatën e qytetit. Ora 12 në mesditë ishte orari kur dy vëllezërit hanin drekën për të nisur përsëri punën, deri në orën 16 të pasdites kur edhe ritakoheshin për të shkuar në banesë. Me pak të ardhura që fitonin nga tregëtimi i qeseve dhe me sakrificën që bënin për të mbajtur gjallë shumë frymë në familje, cdo ditë e tyre ishte një mundësi më shumë, për të përballuar jetesën. Sikundër çdo herë tjetër i njëjti ritual ishte edhe ditën e 7 korrikut të vitit 2004. Nën zhegun e ditëve të nxehta, dy vëllezërit u nisën herët në mëngjës, drejt markatës së qytetit. Asokohe Blerimi 12 dhe Arturi 9 vjeç. Gjyshja e tyre i takoi atë ditë të dy nipërit, bisedoi me ta dhe më pas u largua. Ata vazhduan punën. Drekuan bashkë dhe më pas u ndanë nga njëri-tjetri për të vijuar sërisht punën. Takimi u la si gjithnjë në të njëtën orë, 16: 00.

Blerimi mbërriti në shtëpi më shpresën se i vëllai kishte mbërritur para tij. Por nuk e gjeti. Bashkë më të ëmën Sofinë shkojnë tek shtëpia e gjyshes, por as atje nuk ishte Arturi. Ajo i thotë se ishte takuar më herët me ta, por më vonë nuk kishte mësuar më asgjë. Pyesin kudo, atje ku dyshohej se mund të kishte shkuar 9-vjecari, por askund, asnjë gjurmë e tij. Duke mos patur asnjë rezultat familjarët bëjnë denoncimin në polici. Artur Carja vinte nga një familje e varfër e për këtë arsye ishte i detyruar që të shiste qese plastike në rrugët e Elbasanit, megjithëse ishte vetëm 9 vjeç. Dyshimi i familjarëve ishte ajo e pistës së rrëmbimit. Ky dyshim pasi dëshmisë së një zonje e cila ka pohuar se e kanë parë të shoqëruar me një burrë me qese me ushqime në duar duke i vendosur në bagazhin e makinës. Me flokë të zeza dhe sy të zinj, me djegje në faqen e djathtë, me një nishan në anën e majtë të shpatullës dhe një tjetër në anën e majtë të vetullës, si shenjë dalluese të portretit të tij, Arturi ka 14 vite që i mungon familjes, duke mbajtur ende në ankth zemrat e tyre. Asnjë gjurmë lidhur me fatin e të riut që sot është 23 vjeç. As fotot e Arturit të shpërndara në të gjitha pikat kufitare të vendit, as hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit apo shpallja si i humbur dhe kërkimi nga Interpoli nuk sollën një dritë jeshile për gjetjen e gjurmëve të tij.