Burri parë e akuzoi për tradhëti,i dyti donte ta vriste/Jeta e gruas buzë kanalit

12 Janar 2022, 22:42 | Përditesimi i fundit: 2022-01-13 07:13:52

Në shtëpinë e rrënuar buzë një kanali varfëria është ulur këmbëkryq. Enkelejda me 4 fëmijë të mitur çdo ditë e më shumë përballet më mjerimin. Banesës pa dritare i kanë rënë edhe trarët dhe çatia rrezikon ta zëri brenda bashkë me të të vegjlit e saj. Puna në bujqësi është e vetmja e ardhur që siguron 37-vjecarja. Me babain në burg dhe nënën që kujdeset e vetme për ta, 4 fëmijët kërkojnë të ushqehen, vishen dhe shkollohen. Jeta mes vështirësive të me mëdha dhe konflikteve që dy prindërit kanë patur vazhdimisht në familje ka shkaktuar tek ata jo pak trauma. Të ndrojtur dhe të frikësuar pa praninë e babait në shtëpi, ata nuk e kuptojnë mirë pse ai nuk është pranë tyre, përveçse ia ndiejnë mungesë. Gabimet e të rriturve i vuajnë këta vogëlushë që mbështetje kanë vetëm njëri-tjetrin. Prindërit e Enkelejdës jetojnë në një qytet tjetër pa mundsi ekonomike për të ndihmuar vajzën dhe nipërit e tyre. Me dhembjen e një nëne që s’mundet dot të përballojë koston e lartë të jetesës, përpos sakrificave që ajo bën për fëmijët e saj Enkelejda bën apel për ndihmë.