Patate me kërpudha dhe vezë nga zonja Vjollca

17 Shkurt 2021, 10:11

Patate me kërpudha dhe vezë

Përbërësit:

600 gr patate

1 qepë

300 gr kërpudha

3 thelpi hudhra

4 vezë

300 gr krem kosi dhe 50 ml qumësht

kripë dhe piper të zi

50 gr djath i verdhë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim pak vaj dhe kaurdisim fillimisht patatet të prera në kubikë me brinjë 1 cm, pasi të kalojmë 5 minuta. Shtojmë qepën të prerë në kubikë.

ndërkohë në një tigan tjetër përsëri me pak  vaj shtojmë kërpudhat dhe I kaurdisim në temperaturën të lartë sa të ulin  volumin dhe të zverdhen pak. Shtojmë hudhrat e grira imët I përziejmë dhe më pas I shtojmë në tiganin ku po kaurdisim patatet.

Pasi patatet të jenë zbutur shtojmë kripë, piper të zi dhe I transferojmë patatet nga tigani në një tavë I nivelojmë mirë.