Patate me qofte në furrë nga zonja Albana

6 Korrik 2022, 11:55

Patate me qofte në furrë

Përbërësit:

Për qoftet:

  • 1 kg mish i grirë
  • 2 qepë
  • 2 domate
  • 2 ls uthull e kuqe
  • 2 ls vaj ulliri
  • Rigon, trumzë
  • Kripë, piper,
  • 1 lugë çaj sodë
  •  

Për patatet e furrës:

  • 8 patate
  • 1 ls mustardë
  • 1 ls rigon
  • 2 limona
  • 1/2 filxhan vaj ulliri
  • 2 filxhanë ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Përbërësit i përziejmë të gjitha bashkë, formojmë topat e qofteve dhe i lëmë pak në frigorifer. Patatet I presim në mes, I marinojmë  me të gjthë përbërësit dhe i shtrojmë në tavë. Sipër shtojmë qoftet dhe i vëmë në furrë për 180 gradë për 1 orë e gjysmë.