PD pas gjyqit, zgjedhjet dhe pranga,Çupi: Lidershipi i PD cilësohet rrezik nga perëndimi (16 mars 2023)

17 Mars 2023, 07:03

Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi që të regjistronte Partinë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, por për analistin Edvin Kulluri ky ishte një vendim i gabuar. Në Report Tv, në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kulluri tha se nuk duhet të ishte regjistruar asnjë nga palët.Nga ana tjetër, nuk ka ndarë të njëjtim mendim me Kullurin, Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Ai tha se pas këtij vendimi të KAS, nis një epokë e re brenda Partisë Demokratike. “KAS konfirmoi që Berisha nuk e ka PD dhe kjo është ajo që do çelë fillimin e një epoke të re të PD, pas zgjedhjeve të 14 maji”, tha Bejko. Analisti Skënder Minxhozi tha se problemi në Partinë Demokratike, nuk është vetëm Sali Berisha, por më i thellë. Duke cituar ish presidentin Bamir Topi, Minxhozi tha se problemi është se Berisha ka “klonuar” brenda partisë 100 të tjerë si vetja.