'Për të gjitha vajzat e sistemit shëndetësor që po 'luftojnë' me koronavirus', Marcela Lati ka një mënyrë për të thënë 'FALEMINDERIT'!

27 Mars 2020, 11:49

Shpesh në ditë të vështira ajo që na bën të lumtur janë kujtimet e së shkuarës ose shpresat për një të ardhme të lumtur. Shumë vajza ëndërrojnë të gjejnë princin e kaltër me të cilin të kalojnë jetën, të tjera që e kanë gjetur....ditën e dasmës.

Të gjendura në vijën e parë të betejës ndaj koronavirus, ka mjaft vajza infermiere e mjeke, të cilat kanë po të njëjtat ëndrra e plane, për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Ndoshta dashuria është forca më e madhe që po i ndihmon gratë dhe vajzat e personelit mjekësor ë përballojnë ditët e vështira në pluftën e koronavirus nnga spitalet e vendit, ndaj ato heroina të heshtura, meritojnë sot përuljen më të madhe dhe adhurimin me te thellë.

E nëse në rradhët e tyre, dikush ka planifikuar martesën, por nuk ka kohë të mendojë për fustanin e bardhë që do e bëjë magjepsëse në ditët më të rëndesishme të jetës, ka menduar sipërmarrësja Marcela Lati, e cila ka vendosur që të dhurojë falas (vetëm për ditën e dasmës) fustanin e nusërisë për të gjitha vajzat e personelit mjekësor që kanë planifikuar të martohen gjatë 2020 dhe po shërbejnë në këtë periudhë të vështirë për vendin.

Në një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli" ajo tregon si lindi ideja dhe kush do të përfitojë .

" Ishte një nismë e marrë nga PRONOVIA (shtëpi e modës spanjolle për fustanet e nusërisë) për vajzat që profesioni i tyre është infermiere ose mjeke. Sapo e lexova u emocionova dhe thashë përse mos ta bëj dhe për vajzat tona. Këto ditë kemi kthyer pafund përgjigje për kategoritë që përfitojnë. Ajo që kërkojmë është kontrata e punës, shoqëruar me një vërtetim që keni shërbyer gjatë periudhës mars -qershor 2020 në spitalet tona" shprehet sipërmarrësja e 'Geraldina Sposa'.

Nisma për të marrë pa asnje kosto, qiranë e fustanit të nusërisë nga Geraldina Sposa, vjen si një mënyrë për të shprehur falenderimin për cdo vajzë mjeke, infermiere, farmaciste e punonjëse e spitaleve që po luftojnë për të shpëtuar jetën e atyre që janë të prekur me Covid-19.