Përballet çifti:Tradhtia jote më ndau nga fëmijët/Ajo: Je maskara, vajza nuk të do (4 Prill 2024)

4 Prill, 14:06

 

Një nënë e re ka mbetur e vetme me dy fëmijët e saj të mitur, pasi babai i femijeve i ka braktisur. 36-vjeçarja nga fshati Dushk i Lusnjës, Alma Lito nuk ka asnjë ndihmesë nga ish-bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit prej 10 muajsh eshte larguar jashte Shqiperise. Ishte viti 2014 kur kur Alma njihet nëpërmjet telefonit me Ëngjëllush Torrën, 2 vite më të vogël se ajo. Po në atë vit 36-vjeçarja mësoi se ishte në pritje të ëmbël. Ata vendosin të martohen dhe Alma do të kalonte një kalvar të gjatë vuajtjesh mes konflikteve dhe dhunës nga bashkëshorti i saj. Edhe pse 36-vjeçarja e ka denoncuar disa herë në polici, i ka tërhequr më shpresën se Ëngjëllushi do të ndryshonte sjellje. Vite më vonë ata u bënë prindërve të dy fëmijëve dhe Alma rrëfen se dhuna ndaj saj ka vazhduar. 34-vjeçari tregon ajo se nuk është kujdesur për të fëmijët dhe shpesh herë ka ofenduar me fjalë të rënda kundrejt vazjës. Djali i vogël vuan nga çrregullimi të spektrit të autizmizit dhe në asnjë moment nuk i ka qëndruar pranë. Në 2023 Ëngjëllushi i drejtohet dyerve të gjykatës për t’i dhënë fund martesës 10 vjeçare. Gjykata vendosi që kujdestaria e fëmijëve t’i çaktohej nënës, ndersa babai kishte të drejtat e takimit dhe penisionin ushqimor. Vendime këto që nuk u respektuan nga babai i fëmijëve. Prej 10 mujash Ëngëllushi nuk ka paguar asnjë detyrim ushqimor dhe hera e fundit që ka takuar fëmijët ka qenë në Janar. Djali i vogël filloi të kishte probleme shëndetësore dhe Alma e vetme është kujdesur për të.