Peshkatarët e Ishmit në ditë dimri

18 Dhjetor 2022, 14:21

Udhëtim në fshatin e bukur Ishëm në zonën e Durrësit, fshat i vendlindjes së artistit të madh postkubist Ibrahim Kodra. Kështjella e vjetër në restaurim dhe jeta për banorët e Ishmit. Personazh I reportazhit do të jetë peshkatari I vjetër Latif Doda, nga Drraçi. Vetëm 3-4 kilogram peshk në ditë dimri, ndërsa ai kërkon nga pushteti vendor dhe Ministria e Bujqsisë që 15 peshkatarët e fshatit të kenë një mol, ose skelë të vogël për ankorimin e varkave. Ndiqni reportazhin “Peshkatarët e Ishmit në ditë dimri” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.