Petulla me maja nga zonja Vjollca

16 Qershor 2020, 10:46

Petulla me maja

Përbërësit:

1 lugë gjelle maja e thatë

1 gotë ujë të vakët

1 gotë qumësht të vakët

1 lugë gjelle sheqer

1 lugë gjelle vaj bimor

3 1/2 gota miell ( 500 gr)

1 lugë çaji kripë

vaj bimor për skuqje

Shënim: Mund t’i bëni dhe vetëm me ujë

Përgatitja

Vendosim majanë në një tas, shtojmë pak ujë të vakët, pak qumësht , sheqer dhe 3 lugë gjelle miell, e përziejmë dhe e lëmë të mbuluar këtë masë për 10 minuta. Më pas shtojmë përbërësit e tjerë përsëri, ujin e vakët, qumështin, miellin, kripën, vajin dhe I përziejmë me një lugë druri duke e rrahur( punuar) brumin për 5 minuta . E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë pqr 1 orë e 30 minuta. pasi të ketë dyfishuar volumin, ngrohim vajin në temperaturë mesatare në një tigan dhe me ndihmën e dy lugëve skuqim petullat, nga të dy anët deri sa të nxjerrin ngjyrë të artë. I largojmë nga tigani dhe I vendosim në letër kuzhine, më pas I servirim me djath, recel etj.