Pispili me miell misri, presh, spinaq dhe djathë nga zonja Albana

15 Mars 2023, 12:06

Petë misri me presh, spinaq dhe djathë

Përbërësit:

Për petën e poshtme:

  • 2 e 1/2 gota miell misri
  • 1 gotë ujë të vluar
  • Kripë

Për mbushjen:

  • 2 presh
  • 500 gr spinaq
  • 200 gr djathë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Për shtresën e sipërme:

  • 1 gotë miell misri
  • 1/2 fç qumësht
  • 1/2 gotë ujë
  • Kripë

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin me miell misri dhe ujë të vluar me kripë. E shtrojmë në tavë të lyer me vaj. Kaurdisim preshin e prerë hollë me yndyrë derisa të karamelizohet. Më pas shtojmë spinaqin me pak kripë. E shtrojmë mbushjen në tavë sipër petës së misrit duke shtuar dhe djathin e butë. Pjesën e sipërme e krijojmë në formë qulli, miell misri, ujë, qumësht. E shtojmë në tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë për 30 minuta.