Ferdinand Shyti u arratis nga fshati Gështenjas të Pogradecit, pasi la të plagosur me thikë fqinjin e tij pas një konflikti të çastit shkurtin e vitit 1994. “Do të shkoj në Greqi tek ajo vajza që i shpëtova jetën dhe nuk do të kthehem më kurrë”! Kaq mundi të shqiptonte i riu nga Pogradeci, në minutat e fundit të tij nga arratisja jashtë vendit. Dhe në fakt, ai u dha këtë sinjal një prej të afërmve, duke nënëkuptuar se do shkonte në Greqi, vend i cili e lidhte me një tjetër episod në jetën e tij. Atëherë, kur në vitin 1992 teksa mori rrugën për të kaluar për herë të parë kufirin drejt Greqisë u njoh me dy persona, motër e vëlla nga Lushnja. Në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër, Ferdinandi shpëton nga mbytja vajzën e cila bie në lumë. Që nga ai moment dera e shtëpisë së saj në qytetin e Kozanit kishte qëndruar gjithnjë e hapur për djalin nga Pogradeci. Ndaj edhe kësaj here, për 28-vjeçarin e asaj kohe vend i sigurt për strehimin e tij do të shërbente pikërisht kjo njohje e tij e vjetër. Po ai u zhduk në mënyrë të mistershme nga përtej kufirit, dhe nuk pati asnjë të dhënë nëse kishte mbërritur apo jo në destanacion. Familjarët nuk kishin mundur të mësojnë kurrë emrin e vëlla e motër që Ferdinandi kishte patur këtë lidhje kaq të ngushtë. Por as Ferdinandi nuk e mësoi kurrë se fqinji që ai kishte lënë të plagosur, e për të cilin ai ishte larguar tashmë nga Shqipëria e kishte falur për këtë veprim. Aludimet në gjithë këto vite se ndoshta Ferdinandi ka jetuar në qytetin e Kozanit vend ku jetonte dhe vajza nga Lushnja, që ai e kishte ndihmuar vite më parë nuk u konkretizuan kurrë. Pasi askush nga familja nuk ka mundur të gjejë kontaktet në këtë qytet grek për të rënë në gjurmët e tij. Pikëpyetje të mëdha kanë munduar prej vitesh familjarët, ndërsa nëna dhe babai kanë ndërruar jetë pa mësuar fatin e të birit. I vetmi që është në kërkim të tij i vëllai bën apel për ndihmë. Me shpresën se Ferdinandi është gjallë ai lutet që të japi të paktën një sinjal, pas afro 29 vitesh.
Plagosi fqinjin me thikë, një grua e ndihmoi të arratisej/Familja: S'duam hasmëri (25 maj 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
