Pogaçe nga zonja Vjollca

18 Qershor 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-09-08 12:50:56

Kunguj me domate dhe vezë

Përbërësit:

1 qepë

pak vaj ulliri

4-5 kunguj mesatarë

4 thelpinj hudhër

3 domate mesatare

kripë dhe piper të zi

4 vezë

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepëntë grirë hollë, shtojmë kungujt të prerë në shiritë të trashë 1 cm gjerësi dhe 2-3 cm gjatësi. Kaurdisim mirë kungujt me qepën. Shtojmë domatet të prera në kubikë ( pa lëkurë dhe lëng) si dhe hudhrat të prera hollë, I përziejmë më kujdes ulim temperaturën e sobës dhe I lëmë të ziejnë për 10 minuta në temperaturë mesatare të mbuluara me kapak. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, rrahim 4 kokrra vezë dhe I shpërndajmë sipër mbi kungull dhe domate I vendosim kapakun për 5 minuta. Në fund largojmë kapakun grijmë hollë kopër ose majdanoz e spërkasim sipër dhe shërbejmë të ngrohtë.