Projektligji i PD-së për vettingun në politikë, Duka: Se di se për çfarë e duan?! Vangjeli: S’bëhen punë të mira, me mjete të liga

9 Nëntor 2023, 19:57 | Përditesimi i fundit: 2023-11-09 19:59:13

Report Tv zbardhi projekt-ligjin që Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend për Vettingun e Politikanëve. Sipas draftit, Basha sugjeron reformim të ILDKPI-së dhe krijimin e një autoriteti, që njëjtë si vettingu në gjyqësor do të kalojë në filter pasurinë dhe lidhjet me krimin të politikanëve dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.